Shuhen flakët në disa zona në Gjirokastër, policia identifikon dy nga autorët të dyshuar për vënien e zjarrit

Shqipëria

Shuhen flakët në disa zona në Gjirokastër, policia identifikon dy nga autorët të dyshuar për vënien e zjarrit

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Zjarri i cili përfshiu fshatin Palokastër është vënë në kontroll në orët e vona të natës. Falë ndërhyrjes së PMNZSH të Gjirokastrës flakët janë shuar, ndërsa janë djegur rreth 5 hektar kullotë.

Në këtë aksion u angazhuan 30 forca zjarrfikëse nga repartet e Gjirokastrës, Dropullit e Libohovës me 5 pesë mjete të zjarrfikëses.Po ashtu u angazhuan 20 forca të ushtrisë si edhe 20 punonjës të Bashkisë së Gjirokastrës të cilët punuan me mjete rrethanorë për të neutralizuar flakët.

Policia e Gjirokastrës ka rënë në gjurmët e tre personave të dyshuar për vënien e zjarrit ku dy prej tyre janë identifikuar dhe pritet arrestimi i tyre.

Gjithashtu mëngjesin e sotëm është arritur të lokalizohen flakët në Lunxheri , ndërsa zjarri ka shkaktuar një bilanc të rënduar të kullotave në fshatrat Qesarat, Dhoksat dhe Valare të Gjirokastrës. Në Lunxheri janë djegur 40 hektarë kullota dhe 500 rrënjë arrore, dru frutore dhe vreshtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat