I mori jetën gruas, familjarët e Anisa Shehut sulmojnë bashkëshortin vrasës

Shqipëria

I mori jetën gruas, familjarët e Anisa Shehut sulmojnë bashkëshortin vrasës

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 09:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Është sulmuar prej të afërmve të  viktimës Anisa Shehu, bashkëshorti vrasës, Florand Shehu. Ngjarja ndodhi paraditen e së martës, në kohën që vrasësi u dërgua në gjykatë për masën e sigurisë, nën akuzat e vrasjes me paramendim dhe përdorimin e armëve të ftohta.

Mësohet se autori i vrasjes makabre të disa ditëve më parë,u godit dhe sulmua prej të afërmve, të cilët përdorën ndaj tij grushte, gurë dhe disa shishe uji.

Policia reagoi menjëherë duke e larguar autorin e vrasjes dhe ndaloi disa familjarë të viktimës.

Ndërkohë autori  ka pranuar përpara hetuesve se e vrau viktimën në kohën që ajo flinte.

Sipas tij, ajo kishte tentuar të mbrohej, por autori i kishte mbyllur gojën me të dyja duart pasi më parë e kishte goditur dy herë me një thikën që kishte marrë enkas për këtë qëllim nga kuzhina e restorantit që kishte në pronësi të tij.

Ndërkohë, burime nga prokuroria e Athinës, i thanë Top Channel, se gjatë ditëve në vazhdim, prokurori i posaçëm për të miturit, pritet të vendosë edhe lidhur me fatin e fëmijës së çiftit.

Sipas këtyre burimeve, do të vendoset se kush do të marrë kujdestarinë e djalit 10 vjeçar të familjes.

Kërkesë për kujdestarinë ka  bërë familja e Anisës, prindërit e së cilës kanë kërkuar të jenë ata që do të kujdesen për rritjen dhe shkollimin e tij.

Ky vendim me gjasa do të merret brenda muajit shtator, për shkak se gjykatat greke nuk funksionojnë gjatë muajit gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat