Qerim Ismailaj falsifikoi formularin e dekriminalizimit, PD kallëzon në SPAK

Shqipëria

Qerim Ismailaj falsifikoi formularin e dekriminalizimit, PD kallëzon në SPAK

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 14:07
Qerim Ismailaj

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kreun e  Bashkisë së Mallkastrës Qerim Ismailaj, i dënuar me 3 vite burg në Greqi.

Më herët KQZ refuzoi t’i heqë atij mandatin. Ndërkohë Partia Demokratike bën me dije se do të ankimojë këtë vendim në gjykatë.

Nga ana tjetër sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi me anë të një kallëzimi kërkon që SPAK të marrë nën hetim kryebashkiakun Ismailaj, për kryerjen e vëprës penale ë“Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.

Sipas këtij kallëzimi rezulton se nga evidenca e shërbimit të oficerit të policisë P.F., të datës 30.01.1999 rezulton se Qerim Ismailaj, ishte thirrur sipas ligjit dhe në kohë për t’u paraqitur në MOD të Chios gjatë ditës së gjykimit në 25.02.2000.

“Më tej, nga evidenca e shërbimit të datës 28.06.1999, e oficerit të policisë P.F., rezulton se i pandehuri mori dijeni për akuzën që atribuohej kundër tij, nëpërmjet materialit përcjellës me numër 58/1999, me të cilin ai u referua që gjykohej përpara Gjykatës së Përbërë nën Betim (MOD – Gjykata e Përbërë nën betim e Chios)”. Kjo provon që ai ka patur dijeni për gjykimin dhe dënimin e tij në shtetin grek, por e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit”, bën me dije PD.

Gjithashtu Partia Demokratike kërkon nga SPAK që të fillojë procedimin penal ndaj shtetasit Qerim Ismail Ismailaj për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe të marrë ndaj tij masën e ndalimin “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat