Edi Rama insiston në formimin e ‘Ballkanit të Hapur”: Synojmë që njerëzit të ndjehen të lirë

Shqipëria

Edi Rama insiston në formimin e ‘Ballkanit të Hapur”: Synojmë që njerëzit të ndjehen të lirë

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 15:25
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Grabomi i Malësisë të Madhe ka deklaruar se ‘’Ballkani i Hapur’’ është një nismë gjithpërfshirëse që synon të gjitha vendet e rajonit.

Sipas tij nuk është një shpikje e re, por thjesht një process në kuadër të Berlinit që njerëzit e rajonit të Ballkanit Perëndimor të ndihen të lirë.

Ai shtoi se nisma nuk është përjashtuese dhe në nismë duhet të përfshihen edhe Mali i Zi, Kosova e Bosnja.

‘’S’kemi nevojë të shpikim gjë të re, të bëjmë rajonin në respektim të 4 lirive.

Qëllimi i nismës që kemi marrë në kuadër të procesit të Berlinit,që është një nismë gjithpërfshirëse dhe jo përjashtuese dhe që synon pikërisht këtë. Në gjithë vendin e rajonit, Kosovën, Bosnjen, njerëzit të ndjehen të lirë, të lëvizin të lirë.

Sipërmarrësit të ndjehen me të njëjtin dinjitet si në BE. Të gjithëve ju duhen të presin. ‘’- tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat