Hapet pika doganore me Malin e Zi në Vermosh, Rama: Do shembim barrierat burokratike, ‘thumbon’ BE

Shqipëria

Hapet pika doganore me Malin e Zi në Vermosh, Rama: Do shembim barrierat burokratike, ‘thumbon’ BE

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:01
Edi Rama

Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë hapur ditën e sotme pikën doganore të Vermoshit.

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp nga kufiri pasi sipas tij sot bie një tjetër barrierë mes vendeve.

Më tej ai ka thënë se se së shpejti do të ndërtohet edhe ura që lidh Velipojën ne Malin e Zi ndërsa shtoi se kjo duhet të shërbejë si një urë lidhëse mes Ballkanit për të garantuar të njëjtat liri dhe të drejta për lëvizjen e lirë si vendet e BE.

“Sot është një ditë e mirë sepse bie një tjetër mur mes nesh mes Republikës së Shqipërisë dhe Malit të ZI dhe është një lajm i mirë për të gjithë ata që e përfitojnë këtë rrugë dhe nga sot kanë një pikë kalimi dinjitoze dhe një mundësi për të kaluar përmes kësaj pike. Nuk mjafton që të ndërtohet një strukturë dinjitoze dhe as të hapësh një pikë të re doganore nëse së bashku nuk i heqim të gjithë barrierat doganore dhe nëse së bashku ne nuk e bëjmë kalimin e qytetarëve tanë pa humbur asnjë minutë në pritje të identifikimit të dokumenteve.

Edhe pse kjo pikë ofron kushte me standarde të BE, përsëri kamionët që do të lëvizin nga Mal i Zi në Shqipëri, do duhet të presin për të kryer kontrolle dhe do të duhet të bëjnë edhe dy kontrolle në një numër të caktuar, dhe kjo nuk shkon dhe ne duhet ta ndryshojmë pa humbur kohë. Së sh[ujti siç kamë folur në Tiranë me Abazoviç, ne do të angazhohemi për të ndërtuar urën që lidh Velipojën me Malin e Zi.. Dhe unë nuk e kuptoj se si ne do të ndërtojmë një urë e cila në radhë të parë është një rrugë kalimi turistike dhe aty do të kemi kontrolle. Me ndërtimin e urës shpresoj që ne të bëjmë të gjithë shembjet e barrierave jo tarifore, identifikimit të njerëzve, dhe ajo urë tërë jetë një urë kalimi në anën tjetër për të gjithë turistët dhe vizitorët, pas pasur nevojë që të ndjehen sikur po ndahen nga një shtet dhe po shkojnë në një shtet tjetër.

Kjo është ajo që ndodh brenda BE. Kudo ku ka ura bë vendet e BE, nuk ka barriera, ura dhe kontroll dokumentesh. Nuk kemi nevojë të shpikim gjë të re por ta bëjmë këtë hapësirë një hapësirë si në BE ku dominojnë katër liritë. Kjo është nisma gjithpërfshirëse që synon që në të gjitha vendet e rajonit, njerëzit të ndihen të lirë dhe sipërmarrësit të ndihen me të njëjtin dinjitet si ata që lëvizin në BE."

Po ashtu ai nuk ka kursyer ka kursyer as ‘thumbat’ për BE, teksa shton se shpreson që në nismën “Ballkan i Hapur” të bashkohet edhe Mali i Zi.

“Nëse për të hyrë në BE, ju duhet të presin nuk kanë pse të presin në Ballkan. Pika doganore që na bashkon që do të na bashkojë edhe më shumë është e hapur dhe uroj shumë që me qeverinë e Malit të Zi të përparojmë me shpejtësi dhe Mali i Zi të përfshihet pa humbur kohë në iniciativën e Ballkanit të Hapur.”- tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat