Babrru/ Pamje nga lart të zjarrit në fabrikë, 4 zjarrfikëse e një vinç po punojnë prej 1 orë të shuajnë flakët

Shqipëria

Babrru/ Pamje nga lart të zjarrit në fabrikë, 4 zjarrfikëse e një vinç po punojnë prej 1 orë të shuajnë flakët

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:14
Babrru

Vijojnë prej një ore flakët që kanë shpërthyer në fabrikën e përpunimit të skrapit.  Flakët kanë shpërthyer rreth orës  14:30, në rrugën “Dine Hoxha” afër Babrrusë në Tiranë.

Fabrika e Skrapit është në pronësi të Flamur Lahit.

Janë 4 zjarrfikëse që po punojnë për të shuar flakët. Fillimisht kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë tentuar ta shuajnë vetë, por kur kanë parë që zjarri ka përparuar kanë telefonuar zjarrfikësen.

Drejtori i Zjarrfikësve në Tiranë Shkëlqim Goxhaj ndodhet atje për të monitoruar operacionin.

Një vinç po përpiqet të heqë mbetjet e makinave dhe të tjera me qëllim që ti hapë rrugë zjarrfikësve.

Në një godinë ndodhen bateri makine dhe frika është se ata mund të shpërthejnë.

Ndërkohë pranë ka dhe njerëz që vëzhgojnë situatën.

Po punohet që flakët të mos përhapen në magazina të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat