Vrasja e Memli Begallës në ish-Bllok, Apeli kthen për rigjykim dosjen

Shqipëria

Vrasja e Memli Begallës në ish-Bllok, Apeli kthen për rigjykim dosjen

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:27
Memli Begalla

Gjykata e Apelit të Tiranës ka rikthyer për rigjykim vrasjen e Bisnesmenit Memli Begalla ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018 në zonën e ish bllokut në Tiranë.

Për këtë ngjarjen si autorë është dënuar me 25 vite burg Denis Demiri ose i njohur dhe ndryshe dhe me emrin Alban ndërsa për të pandehurin tjetër, Ardian Serezin dosja është rikthyer në prokurori për mungesë provash.

Apeli vendosi rikthimin për gjykim të dosjes me argumentin se shkalla e parë ka kryer shkelje procedurale në rastin e të pandehurit Denis Demiri pasi ka gabuar në mënyrën se si janë njoftuar avokatët.

Gjykimi i kësaj dosje pritet të fillojë në shtator ku Apeli kërkon që të jetë një trup i ri gjykues.

 Biznesmeni u vra në hyrjen e pallatit të tij në zonën e ish-Bllokut.

Ai u qëllua me plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë autorët përdorën tunelin që ndodhej pranë pallatit të biznesmenit dhe janë larguar me makinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat