Plehrat në Fier/ Guri: “Dielli s’mbulohet me shosh”, çështjen ta hetojë SPAK

Shqipëria

Plehrat në Fier/ Guri: “Dielli s’mbulohet me shosh”, çështjen ta hetojë SPAK

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:36
Sazan Guri

Ambientalisti Sazan Guri, ka komentuar situatën  në Fier, ku e gjithë fusha e mbetjeve ditën e djeshme është e mbuluar nga dheu, pas disa ditësh që u përfshi nga zjarri,

Guri shprehet se djegia e mbetjeve vazhdon nga brenda, dhe sipas tij kjo djegie lëshon metale dhe helm në ujërat nëntokësorë.

Më tej ai ka bërë thirrje qeverisë që të kontrollojë të masë rrezet e ndikimit të dioksidit të karbonit në gjethet e pemëve, pasi ndikon te njerëzit dhe te kafshët.

Guri thotë se në lidhje me situatën Qeverinë dhe Bashkinë do e çojnë në SPAK., teksa thekson se “dielli nuk mbulohet me shosh”.

"Djegia vazhdon nga brenda, janë 70 vite plehra dhe ajo djegia që është e pakontrolluar nga thellësia dhe anash, lëshon metale të rënda ndotje dhe helme të ujërave nëntokësorë. Këta me të vërtetë e mbuluan por nuk mbuluan por nuk mbulohet dielli me shosh, prandaj do i bëja thirrje SPAK dhe qeverisë shqiptare që këto djegie që ka hedhur dyoksid, shteti dhe qeveria duhet të masë sesa metra kilometra ka shkuar ky oksid në gjethet e bimëve. Sepse këto gjethe bimësh që nesër janë ushqim për bagëtitë dhe për njeriun, ne nuk e dimë që kjo dioksinë që është në ajër që nuk zbërthehet në ajër por bie bashkë me metalet e rënda në gjethet e çdo lloj peme.

Qeveria urgjent të masë me laboratore të certifikuara jashtë shtetit rrezet e ndikimit të kësaj dioksine në gjethet e bimëve. Hedhja në ajër e metaleve të rënda të mbetjeve prej 70 vitesh apo hedhja në ajër e  dioksinës janë element shumë të rrezikshëm kanceroze. Këtë situatë duhet ta çojmë në SPAK. Duhet të çojmë qeverinë dhe Bashkinë. Qeveria duhet të bëjë matjen se sa kilometra është ndarë kjo dioksinë.  Nëse ndodhet  më e madhe 0.03 kilogramë të kësaj dioksine, kjo lëndë nuk duhet të ushqehet. Helmi është brenda, dioksina  dhe metalet nuk janë djegur vetëm janë transformuar."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat