Vjen deklarata surprizë nga PD: Gati për të garuar për postin e kryetarit të bashkisë

Shqipëria

Vjen deklarata surprizë nga PD: Gati për të garuar për postin e kryetarit të bashkisë

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:38
Gerti Bogdani

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka konfirmuar se, nëse lidershipi i kësaj partie do të jetë në sinkron me strukturat e PD, ai do të pranonte me bindje të plotë garën për kryetar bashkie përballë Eruion Veliajt.

“Emrin tim e kanë vendosur strukturat e PD, për këtë i jam mirënjohës mbi 80 % të strukturës që e kanë propozuar dhe nëse dhe lidershipi është në sinkron me këtë, do e pranoja me dëshirë këtë garë sepse është një sfidë e bukur jo për PD, por për qytetin e Tiranës.

Dhe sfida sa më e fortë të jetë, aq më e bukur bëhet.

Pra, nëse lidershipi është në sinkron me strukturën, pse jo. Kushdo qoftë nga mazhoranca, do ishte një garë, por do veçoja Veliaj sepse mandatin e dytë e ka marrë i vetëm në garë duke e shpërdoruar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat