Shënohet viktima e parë nga zjarret

Shqipëria

Shënohet viktima e parë nga zjarret

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:27
Ilustrim

Është shënuar viktima e parë zyrtare si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar Shqipërinë këto ditë.

Viktima është një i moshuar nga fshatin Asim Zenel në Gjirokastër.

Nuk ka ende informacion lidhur mbi identitetin e të moshuarit që ka humbur jetën dhe shkaqet.

Ndërkohë që e gjithë zona e Lunxhërisë në Gjirokastër është përfshirë nga flakët ditën e sotme, ku situata më e rëndë është në fshatin Arshi Lengo, ku po përgatitet operacion evakuimi, pasi flakët rrezikojnë banesat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat