Gjendja alarmante nga zjarret, ambasada e SHBA: Lutjet tona shkojnë për të prekurit

Shqipëria

Gjendja alarmante nga zjarret, ambasada e SHBA: Lutjet tona shkojnë për të prekurit

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 18:21
Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e rëndë të shkaktuar nga zjarret në vendin tonë.

Së fundmi është shënuar viktima e parë si pasojë e zjarrit në Gjirokastër, ndërsa ambasada e SHBA shkruan në reagimin e tyre në Facebook se qëndron krah Shqipërisë në këtë situatë.

Ambasada amerikane ka publikuar edhe një video ku shihet një helikopter i  FA teksa merr ujë për të shuar flakët.

“Lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur nga vatrat e zjarreve në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje. Në këtë video, burrat dhe gratë e guximshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare përdorin pajisje të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara ndërsa luftojnë me zjarret në jug të vendit. Pajisjet për shuarjen e zjarrit janë pjesë e një dhurimi prej 360,000 dollarësh të bërë nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara në vitin 2019. Ato përfshinin “kova Bambi”, kostume zjarrfikësish, sëpata, lopata dhe pajisje personale mbrojtëse. “Kovat Bambi”, të përdorura në këtë video, mbajnë ujë nëpërmjet helikopterëve dhe u mundësojnë atyre të mbushin sasi të mëdha në kohë të shkurtër, në mënyrë që të shuajnë zjarrin. #KrahPerKrah”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat