Në pikën kufitare Muriqan të Shkodrës kapen mbi 14 kg drogë

Shqipëria

Në pikën kufitare Muriqan të Shkodrës kapen mbi 14 kg drogë

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Policia në Shqipëri ka konfiskuar në vendkalimin kufitar Muriqan të Shkodrës rreth 14.3 kg lëndë narkotike kokainë.

Operacioni antidrogë i koduar “Perëndimi” është ndërmarrë sot nga strukturat hetimore të DVP Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare Shkodër.

Me këtë rast është arrestuar në flagrancë B.R. (42) nga Durrësi, i cili po drejtonte automjetin e tip “Benz”, me të cilin po transportohej lënda narkotike.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat