“Më ndihmoni dy vëllezërit”/ Thirrja e një gruaje nga kampi Al Hol. Dy shqiptarët mbahen të burgosur

Shqipëria

“Më ndihmoni dy vëllezërit”/ Thirrja e një gruaje nga kampi Al Hol. Dy shqiptarët mbahen të burgosur

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 20:03
Foto

Riatdhesimi 14 fëmijëve dhe 5 grave, është mirëpritur nga pjesa e mbetur e shqiptarëve në kampet siriane, me shpresë se edhe ato do të kthehen në atdhe.

Por njëra prej tyre Stela Stafhasani më shumë se sa për kthimin e saj mendon për vëllezërit. Ajo është me origjinë nga Burreli, i ka dërguar një mesazh zanor familjarëve që disponohet prej  Top Channel, nga ku  kërkon ndihmë për dy vëllezërit njëri minoren, që mbahen nga kurdët në burgjet.

“Gjithsesi unë interesohem më shumë për vëllezërit e mi. Kam dy vëllezër që i kam në burgjet këtu tek kurdët edhe interesohem për ta nëqoftëse shteti shqiptar të mundet të bëjë të pamundurën që t’i tërheqë dhe t’i shpëtojë nga këto burgje. Kam dy vëllezër. Huseid Stafhasani dhe  Arbër Stafhasani. Huseidi është  diku ke 17 vjeç, domethënë është ende minoren dhe duhet me patjetër shteti shqiptar ta tërheqi. Arbër Stafhasani është 23 vjeç. Ai kur ka ardhur këtu ka qenë minoren dhe ka ardhur i tërhequr nga familja e tij normalisht pa dëshirën e tij”.

23 Marsi 2019 me marrjen e qytetit Baghouz nga forcat siriane kurde te SFD, të mbështetura nga trupat amerikane, shënoi rënien e shtetit islamik. Sipas burimeve nga ushtria kurde, ata kanë kapur dhe mbajë në burgje në Sirinë Verilindore rreth 12.000 ish luftëtar të ISIS, bashkë me rreth 100.000 gra dhe fëmijë në kampe.

Rreth 2.000 të burgosur burra janë prej 50 vendeve të ndryshme të botës. Mbetet e paqartë se sa prej 140 shtetasve shqiptarë që shkuan në Siri në harkun kohor 2012-2014,  janë vrarë dhe sa janë në burgjet kurde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat