U asfiksua duke shuar flakët, Niko Peleshi viziton në spital ushtarin e Forcave të Armatosura

Shqipëria

U asfiksua duke shuar flakët, Niko Peleshi viziton në spital ushtarin e Forcave të Armatosura

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 22:08
Niko Peleshi viziton në spital ushtarin e Forcave të Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka vizituar në spital ushtarin e Forcave të Armatosura, që u asfiksua nga flakët në Gjirokastër.

Teksa publikon një foto nga dhoma e spitalit, ministri Peleshi thekson se gjendja e ushtarit Edlir Goxhaj është e qëndrueshme.

Postimi i plotë:

Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës.

Mirënjohje për punën heroike të cdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgje përballë egërsisë së flakëve.

Shërim të shpejtë Edlir!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat