Tentoi të kalonte në kufi me 14.3 kg kokainë, policia jep detajet

Shqipëria

Tentoi të kalonte në kufi me 14.3 kg kokainë, policia jep detajet

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 22:12
Droga

Policia e Shkodrës jep informacion lidhur me operacionin që është zhvilluar sot në këtë qytet.

Në pikën kufitare të Muriqanit ka kaluar në vijën e dytë në dalje një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Besnik Ruçi.

Nga kontrolli i specializuar në Portin e Durrësit ku ndodhet skaneri, rezultoi se në automjet në pjesën e kroskotit ishin fshehur pako me lëndë të dyshuar si kokainë me peshë rreth 14.3 kilogramë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Durrës, (drejtuesi i automjetit).

Postimi i plotë:

Muriqan, Shkodër.

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të forta.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Perëndimi”.

Parandalimi nga strukturat hetimore të DVP Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare Shkodër.

Sekuestrohen rreth 14.3 kg lëndë narkotike kokainë.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike.

Ditën e sotme, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në kuadër të operacionit policor “Perëndimi”, kanë kaluar në vijën e dytë në dalje një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin B. R.

Për një kontroll më të specializuar automjeti është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat e DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit të Durrësit, që veprojnë përher në Port.

Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në automjet në pjesën e kroskotit ishin fshehur pako me lëndë të dyshuar si kokainë me peshë rreth 14.3 kilogramë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Durrës, (drejtuesi i automjetit).

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet do ti kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën  penale “Trafikim i lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat