Në Gjirokastër vazhdon gjendja kritike nga zjarri, policia evakuon banorët e disa fshatrave

Shqipëria

Në Gjirokastër vazhdon gjendja kritike nga zjarri, policia evakuon banorët e disa fshatrave

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Vazhdon të jetë kritika situata e zjarreve në Arshilengo dhe Asim Zeneli në qarkun e Gjirokastrës edhe në mbrëmje.

Ndërkohë, forcat e ushtrisë dhe policisë kanë evakuuar sot në mbrëmje banorët e këtyre fshatrave.

Po ashtu ekipet zjarrfikëse, ushtria dhe banorët e zonës po vazhdojnë luftën për shuarjen e flakëve, edhe pse operacioni po vështirësohet nga errësira.

Sipas ministrisë së mbrojtjes, puna në terren vijon me të gjitha kapacitetet e qarkut Gjirokastër (MZSH Gjirokastër, Dropull, Tepelenë, Libohovë, Përmet), bashkia Sarandë dhe mjete të FA, forca zjarrfikëse, Policia Shtetit, Forca të emergjencave civile, Forca të Armatosura,  urgjenca mjekësore me 5 autoambulanca.

Nga ana tjetër, deri më tani zjarri ka djegur një pjesë të mirë të shkurreve dhe hapësirës së fshatrave duke rrezikuar banesat.

Në këto zona u shënuar edhe viktima e parë në vend, ku 64-vjeçari Andrea Haxhiaj ndërroi jetë ndërsa mori djegie në trup bashkëshortja e tij, e cila u transportua me urgjencë drejt Tiranës.

Gjithashtu, në përpjkje për të shaur flakët mbeti i asfiksuar edhe ushtari Edlir Goxhaj, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, nën kujdesin e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat