Rama apel qytetarëve: Shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimit për të gjitha moshat

Shqipëria

Rama apel qytetarëve: Shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimit për të gjitha moshat

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 08:20
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure e ka nisur me një thirrje për të gjithë që të drejtohen drejt qendrave të vaksinimit.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook në kuadër të procesit të vaksinimit ka bërë apel që të gjithë të rinjtë të drejtohen drejt qendrave të vaksinimit.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me ftesën që të shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimit për të gjitha moshat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan në Facebook Rama.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë ditëve të fundit që me shfaqjen e variantit të ri të Covid, Delta është shënuar një rritje e madhe e numrit të të infektuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat