Zjarr në afërsi të nënstacionit elektrik, OSHEE: Ndërpritet energjia elektrike në Tiranë, ja zonat e prekura

Shqipëria

Zjarr në afërsi të nënstacionit elektrik, OSHEE: Ndërpritet energjia elektrike në Tiranë, ja zonat e prekura

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

OSHEE njofton se për shkak të zjarrit të rënë në afërsi të NST Valias, është takuar për masë sigurie nënstacioni pranë kësaj qendre, duke lënë pa energji elektrike zona si Bërxullë, Domje, Bathore, Breg Lumi, Qerkë, Tapizë, Laknas, Valias, Çerkezë, Kasallë.

Më tej në njoftim thuhet se energjia do të mbahet e stakuar deri në eliminimin e plotë të rrezikut nga zjarri.

Njoftimi i OSHEE:

Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë

Për shkak të zjarrit të rënë në afërsi të NST Valias, sot rreth orës 13:20 është stakuar për masë sigurie nënstacioni duke lënë pa energji 6 fidera 6kV që furnizojnë zonat: Bërxullë,
Domje

Bathore, Breg Lumi, Qerekë, Tapize, Laknas,
Valias, Çekreze, Kasallë.

N/Stacioni do të mbahet i stakuar deri në eleminimin e plotë të rrezikut nga zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat