“Delta” trefishon kërkesat për teste/ Shtohen me shpejtësi rastet e të infektuarve në të gjithë vendin

Shqipëria

“Delta” trefishon kërkesat për teste/ Shtohen me shpejtësi rastet e të infektuarve në të gjithë vendin

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Numri i rasteve të infektuara me mutacionin “Delta” po rritet edhe në Shqipëri në këto ditë të para të muajit gusht. Kërkesa për të bërë tamponin është trefishuar të paktën në Tiranë.

Mutacioni Delta ka prekur më së shumti ata që nuk janë vaksinuar por nuk përjashtohen edhe rastet e të vaksinuarve dhe atyre që e kishin kaluar Covidin.

Epidemiologia Ermelinda Musa shpjegon se ka shumë raste asimptomatike. Por mutacioni “Delta” ndryshon në simptoma krahasuar me variantin britanik apo me Covidin klasik.

Këto ditë gushti kanë rezultuar më së shumti të prekur nga mutacioni “Delta” persona nga zona e Astirit, kodër Kamza dhe Lapraka. Të paktën kështu ka rezultuar nga grupi që kryeson epidemiologia Musa, por ndërkohë mutacioni Delta është përhapur tanimë në kryeqytet dhe ka krijuar disa vatra familjare.

Probleme mbeten asimptomatikët të cilët e përhapin më shumë pa e ditur që e kanë, ndaj kërkohet vaksinim dhe të respektohen masat mbrojtëse, kryesisht maska në ambient të mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat