Ministrja e Arsimit zbulon se çfarë do të ndodhë me 1 shtator

Shqipëria

Ministrja e Arsimit zbulon se çfarë do të ndodhë me 1 shtator

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 19:05
Evis Kushi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka publikuar pamje nga procesi për përgatitjen e mjediseve të shkollave pasi nga data 1 shtator do të nisë programi i përsëritjes dhe konsultimeve për sezonin e shkuar shkollor.

Kushi shprehet se po bëhet lyerja, dezinfektimi që çdo gjë të jetë gati në datën 1 shtator.

Postimi:

Mirënjohje për punonjësit e njësive të vetëqeverisjes vendore, të cilët tashmë kanë filluar rregullimin e mjediseve të brendshme e të jashtme të shkollave tona, lyerjen, dezinfektimin, e plot punë të tjera në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më datë 1 shtator për nxënësit që do të zhvillojnë mësimin plotësues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat