​Gjykata e Lartë cakton datën, ja kur do të mbahet seanca gjyqësore për Jaeld Çelën dhe Saimir Tahirin

Shqipëria

​Gjykata e Lartë cakton datën, ja kur do të mbahet seanca gjyqësore për Jaeld Çelën dhe Saimir Tahirin

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 09:58
Jaeld Çela

Seanca gjyqësore për Jaeld Çelën dhe Saimir Tahirin do të mbahet më 28.09.2021, ora 10:00 në Gjykatën e Lartë.

Ish drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela u vetëdorëzua vitin e kaluar.

Ish zyrtari i lartë u dënua me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se Jaeld Çela, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe dy ish zyrtarët Sokol Bode dhe Gjergj Kohila akuzohen se ishin edhe pjesë e grupit të Habilajt që që mbillte drogë në Shqipëri dhe e transportonte me skafe në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat