Deklarata e Yuri Kim, Berisha: Më skandalozja në 30 vitet e fundit!

Shqipëria

Deklarata e Yuri Kim, Berisha: Më skandalozja në 30 vitet e fundit!

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 13:17
Sali Berisha

Deklaratën e ambasadores Yuri Kim për të kërkuar largimin e tij nga PD, ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi më skandalozen në 30 vitet e fundit nga një përfaqësues i huaj në vendin tonë. Ai tha se i ka kërkuar PD që t’i thotë ambasadores të kërkojë ndjesë për deklaratën. Berisha u ndal edhe tek mundësia e bashkëqeverisjes Rama-Basha duke theksuar se kjo do të ishte drama më e madhe për vendin tonë.

“Mbështetja e PD nuk ka ekzistuar. Janë bërë përpjekje të mëdha për të përligjur zgjedhjet. Zgjedhjet më të padenja në historinë e shtetit shqiptar. Me praktikën e patronazhistëve. Si pas kohës së skllavërisë për të manipuluar skllevërit e shkretë. Këtu ka një mbështetje të hapur të qeverisë. Ajo këtë mbështetje e ka përdorur. Jam kategorikisht kundër bashkëqeverisjes. Do ishte drama më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve që opozita e cila është shpresë për përmbysjen e narko shtetit, të shndërrohet në levë të narkoshtetit.

Kërkesa e Yuri Kim mund të mos jetë për bashkëqeverisje. Nuk kam asnjë informacion për asnjë njeri. Mendoj se, e thashë edhe njëherë, kam qenë në një vend ku u ula me kryetarin e parlamentit, ishte shpallur non grata me të njëjtin motiv si Sali Berisha. Një praktikë e tillë e pabazuar është e dëmshme. Në një mënyrë ose tjetër kthehet në efekt të kundër. PD është dhe do mbetet e hapur si një parti perëndimore dhe pro amerikane dhe qëllimi mendoj se deklaratat që bëri ambasadorja në oborrin e PD është deklarata më skandaloze e një përfaqësuesi të huaj në 30 vitet e fundit në Shqipëri.

I kërkova të kërkojë ndjesë për vendimin. PD mbetet e hapur për bashkëpunim me përfaqësitë e vendeve të huaja në Shqipëri. Origjina i listës së zezë ka vazhduar me qëndrimin tim për kufijtë e Kosovës. Rama dhe Vuçiç kanë shëtitur kudo duke paraqitur hartat e copëtimit. Ndodhi që pas qëllimeve të mia, erdhën udhëheqësit e Kosovës erdhën në zyrën time dhe u bashkuan kundër kësaj harte”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat