Përse dështojmë në rastet e emergjencave civile?!

Shqipëria

Përse dështojmë në rastet e emergjencave civile?!

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 14:29
Edi Rama

Është e tepërt ‘resmja’ e Bablokut me syzet e tij irrituese që shikon poshtë , ndërsa njerëzit e thjeshtë si të ushtrisë apo emergjencave cfiliten me kazma e lopata për të zvogëluar rrezen e përhapjes së flakëve.

Por realisht, problemi më i madh tek ne, që është parë sa herë kemi pasur përmbytje, tërmete, zjarre, apo edhe emergjenca të tilla, është se në krye e në bazë të këtyre strukturave, kemi gjithmonë njerëz arrogantë e të paaftë, militantë pa shkollë që thjesht marrin rrogën si zjarrëfikës, por që realisht shesin drogë në Holandë, siç ndodhi me njërin që u bë lajm, muaj më parë.

Nuk jemi as në nivelin e zjarrfikësve të Enver Hoxhës, që edhe pse me mjete primitive, ishin reparte ushtarake, ku rekrutët që shërbenin për 3 vjet me radhë, pasi mbaronin shërbimin ushtarak, promovoheshin si nënoficera, me një trajnim dhe stërvitje së gjatë teorike e praktike.

Asnjëherë në kohën e diktaturës, edhe pse ka pasur zjarre, pasi kishte edhe industri, nuk ka ndodhur ndonjë katastrofë gjigande. Për arsye, se kudo në çdo qelizë të organizimit publik, kishte kit fikse zjarri, por edhe punonjës të trajnuar, që në rast alarmi, ktheheshin menjëherë në grupe të emergjencave civile.

Kush ka jetuar në atë kohë, e mban mend ROGL: Roja Operative i Gadishmërisë Luftarake, ku secili punonjës bënte dezhurnin çdo ditë 24 orë pa pushim. E si detyrë kishte në rast alarmi të thirrte menjëherë grupin e caktuar për të fikur zjarret. E brenda disa minutash, nëse shpërthente zjarr kishim në terren një armatë të vërtetë njerëzish të trajnuar që merrnin në dollapët e caktuar, kazmën, sopatën, kundragazin e pajisjet e duhura të zjarrfikësve.

Repartet e posaçme, merreshin vetëm me punën më të specializuar.
Kurse sot në emergjencat civile emërohen si drejtues vetëm garipët e pushtetit, që i pari i vendit, i vendos për qokë, meqë si ka gjetur një post tjetër më të mirë.

Siç ndodhi me Haki Çakon, apo edhe parardhësin e tij, Shemsi Prençin, i cili menjëherë ndërroi partinë sapo e shkarkuan. E dalin e flasin si ekspertë të emergjencave civile, edhe pse kanë dështuar në rastin më të vogël që i është paraqitur.

Shikoni repartet e zjarrfikësve në çdo bashki: aty punësohen militantët e kushurinjtë, njerëz që paguajnë para, e që hiqen sapo të ndryshojë ekuilibri i pushtetit. Edhe pak trajnim që merr i shkon për bojë e në repartet e zjarrfikësve emërohen sërish të tjerë si këto, në një reaksion zinxhir, duke pasur gjithmonë injorantë, të patrajnuar e të paaftë. Plus që zjarrëfikësit në çdo bashki, nuk janë reparte, por çerdhe paaftësie e korrupsioni.

Ndaj kur bie zjarr, reflektorët shkojnë tek drejtori, i cili merr pushimet pikërisht në periudhën më pik për zjarret, e kur kthehet me vrik bën thirrje që secili të kapë ndonjë sharrë apo kazëm.
Të ishte Enveri gjallë, këto drejtorë, të paktën do të ishin shpallur “armiq” të pushtetit popullor. Për të frikësuar të tjerët që nuk silleshin mirë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat