Dy turistëve iu ndodh e papritura sapo futen në ujërat e ftohtë të Kanalit të Çukës

Shqipëria

Dy turistëve iu ndodh e papritura sapo futen në ujërat e ftohtë të Kanalit të Çukës

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 16:36
Ilustrim

Dy turistë të huaj, 23 vjeç kanë rrezikuar të mbyten sot, teksa laheshin në ujërat e ftohtë të Kanalit të Çukës në Sarandë.

Turistët, duke mos ditur se sa i ftohtë është uji në këtë zonë, ku bashkohet lumi i Bisticës me detin Jon, janë hedhur të lahen.

Sapo janë futur në ujë, të dy kanë nisur të ndjehen keq dhe të kenë probleme me frymëmarrjen. Turistët kanë kërkuar ndihmë dhe policia e ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Tashmë ata ndodhen në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat