Rama reagon për zjarret në Vlorë: Prioritet mbetet evakuimi i banorëve

Shqipëria

Rama reagon për zjarret në Vlorë: Prioritet mbetet evakuimi i banorëve

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 16:50
Pamje nga videoja

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një video nga operacionet për shuarjen e zjarreve në Vlorë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se prioritet mbetet evakuimi i banorëve, të cilëve u bën thirrje që të veprojnë sipas urdhrave të Mbrojtjes Civile.

“Po shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjorm në zonën e lumit të Vlorës, ndërkohë vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri, ku deri në këto momente ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur të largojë flakët e paparashikueshme prej erës që mund të preknin banesat.

Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhrave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat