Moti i keq me erë të fortë, përkeqësohet situata me zjarret në Karaburun

Shqipëria

Moti i keq me erë të fortë, përkeqësohet situata me zjarret në Karaburun

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Kushtet e pafavorshme të motit kanë bërë që zjarri në Karaburun të avancojë në drejtim të Llogarasë, duke rrezikuar seriozisht parkun. Era e fortë i ka çuar flakët tashmë në kufirin e Parkut të Llogarasë, ndërsa në përhapjen e zjarreve ndikoi edhe ndërprerja e operacioneve për shkak të motit të keq.

Tashmë era duket sikur është qetësuar disi në zonë, ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se janë dërguar disa trupa për të shuar flakët si dhe do të provohet të ndërhyhet nga ajri me helikopter.

“Një mendje e kam në Llogara, Karaburun ku erërat janë shumë më të forta, jemi në luftë në frontin e kufirit me Parkun e Llogarasë kemi patur trupa aty gjithë natën, sot është nisur një grup i ri drejt frontit. Të presim të krijohen kushtet e favorshme për të dërguar trupa me helikopter.

Deri tani nuk kemi mundur të ndërhyjmë nga ajri për shkak të erës së fortë. Ka një sinjal që kushtet mund të jenë të favorshme tani, do të çojmë trupa dhe ujë në Llogara”, tha Peleshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat