Gjendet i vetëvarur 67-vjeçari në Fier

Shqipëria

Gjendet i vetëvarur 67-vjeçari në Fier

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 22:08
Ilustrim

Një 67-vjeçar në Fier është gjetur i vetëvarur. Bëhet e ditur se qytetari me iniciale K. G., u gjet pa shenja jete sot rreth orës 20:00 në fshatin Daullas.

67-vjeçari ishte shpallur në kërkim më 30 korrik pasi ishte larguar nga banesa.

Sipas familjarëve ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat