Zjarre edhe në Has

Shqipëria

Zjarre edhe në Has

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 22:47
Has

Një vatër e re zjarri është shfaqur në Pogaj të Hasit. Si pasojë e erërave të forta, flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur masiv pyjor dushk të kësaj zone duke rrezikuar edhe banesat e fshatit.

Fatmirësisht vatra e zjarrit që rrezikonte banesat është shuar, ndërkohë që ekipet e parandalimit të zjarreve dhe punonjës të shërbimit pyjor të Njësisë Administrative Gjinaj bashkë me banorët po mundohen të shuajnë dhe lokalizojnë zjarret e rena në masivin pyjor.

Terreni i vështirë dhe erërat e forta e bëjnë të vështirë shuarjen e tyre.

Sipas banorëve zjarri ka rënë si pasojë e lidhjes së shkurtër elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat