​“Shqipëria buzëqesh”, 1.238.036 vaksinime antiCOVID deri tani

Shqipëria

​“Shqipëria buzëqesh”, 1.238.036 vaksinime antiCOVID deri tani

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 00:38
Shqipëri

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1,238,036 vaksinime në gjithë vendin.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së enjtes shifrat e vaksinimit në total deri sot.

Ndërkohë, ministrja informoi se vetëm ditën e sotme janë kryer 8.631 vaksinime.

Gushti do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grup-moshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat