Fier: Sipërfaqe të tëra më pisha ende nën flakë, në Gjorgoz kërkohet ndërhyrja e helikopterëve

Shqipëria

Fier: Sipërfaqe të tëra më pisha ende nën flakë, në Gjorgoz kërkohet ndërhyrja e helikopterëve

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 09:21
Foto

Flakët vazhdojnë edhe sot në fshatin Gjorgoz pasi është hapur edhe një vatër e re zjarri.

Dhjetra hektarë pyll me pisha janë shkrumbuar ndërkohë sipërfaqe të tëra më pisha vazhdojnë të jenë nën flakë.

Për shuarjen e flakëve është kërkuar ose ndërhyrja e helikopterit ose e forcave të ushtrisë.

Shërbimi zjarrëfikës i Fierit vazhdon të jetë në terren duke punuar për neutralizimin e flakëve.

Zjarri ka nisur që prej mëngjesit të së shtunës dhe i ndihmuar nga era është përhapur. Terreni i thyer dhe era kanë vështirësuar fikjen.

Gjatë kesaj periudhe vere zona e Gjorgozit është përfshirë disa herë nga zjarri duke djegur shumë ha pyje dhe ullishte.

Zjarrvënësi i Durrësit

Ndërkohë në Durrës është arrestuar në flagrancë një 49-vjeçar pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke, ku është djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte, informoi policia e Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat