Aksident me vdekje në Korçë/ “Audi” humb kontrollin e bie nga ura, ndërron jetë pasagjeri

Shqipëria

Aksident me vdekje në Korçë/ “Audi” humb kontrollin e bie nga ura, ndërron jetë pasagjeri

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në Korçë.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2021, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Polenë, Korçë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë nga ura e këtij fshati, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin T. B.  Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit T. B. dhe shtetasi A. Z., rreth 41 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në mjet, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua për mjekim të specializuar në Tiranë, ku ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit, ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat