Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentojnë të arratisen nga burgu “313”

Shqipëria

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentojnë të arratisen nga burgu “313”

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 18:12
Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentojnë të arratisen nga burgu “313”

Dy të burgosur që vuajnë dënimin në burgun 313″ në Tiranë kanë tentuar të arratisen. Bëhet fjalë për të dënuarit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri.

Ata kanë qenë në zonën e ajrimit kur kanë tentuar arratisjen, por plani iu ka dështuar.

Çekaj u dënua nga apeli i GJKKO-së me 14 vite burg, pasi kompanisë së tij iu kap një sasi prej 613 kg kokainë në shkurt të 2018-ës në Maminas. Asokohe, Çekaj u arrestua në Gjermani dhe një vit më pas është ekstraduar drejt Shqipërisë ku kanë filluar hetimet lidhur me transportin e kokainës.

Nga ana tjetër, Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal “Babagjyshët”, i cili gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat