Mbaroi dënimin në janar! Shqiptari vazhdon të mbahet në burg në Greqi

Shqipëria

Mbaroi dënimin në janar! Shqiptari vazhdon të mbahet në burg në Greqi

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 13:20
Afrim Rexha

45-vjeçari shqiptar Afrim Rexha, i mbyllur për disa vite në burgjet greke tashmë duhej të kishte dalë nga qelia, por po mbahet aty për gati 7 muaj edhe pse ka përfunduar dënimin.  Sipas gazetarit shqiptar në Greqi, Shpetim Zinxhiria, Rexha ka përfunduar dënimin në janar të këtij viti dhe duhej të kishte dalë tashmë, megjithatë gjendet ende në qeli dhe askush nuk ka një informacion se përse ka ndodhur diçka e tillë.

Gazetari shtron pyetjen nëse ky është një rast i veçuar apo mbajtja e shqiptarëve në burg edhe pas përfundimit të dënimit është një fenomen në Greqi?

Mësohet se më herët, gjatë një kontrolli në qelinë e Rexhës gardianët kanë gjetur një thikë, e cila sipas tij përdorej për hapjen e konservave. Madje, sipas avokatit të tij ai është shpallur edhe i pafajshëm në lidhje me këtë akuzë, megjithatë kjo është ajo për të cilën dyshohet se po mbahet ende në burg edhe pse nuk ka një hetim apo vendim gjykate ndaj tij.

Postimi i plotë

Nuk e besuam prandaj edhe u interesuam për të parë të verteten.

Në fillim u interesuam dhe folëm me drejtuesit e burgut, konkretisht me sekretaren dhe për këtë çështje na tha se në dorë e ka prokurori, pasi nuk mund të japin të dhëna të tjera, ku sipas saj në burg nuk mbahet asnjë i dënuar që ka plotësuar denimin.

Folëm me avokatin e tij dhe na tha se Afrimi duhej të ishte liruar, por ajo që e mban ende ne qeli është se para disa muajve u bë një kontrolli ne qelinë e tij dhe e gjet një thikë që sipas shqiptarit përdorej për hapjen e konservave , por për këtë akuzë më vonë e nxorrën të pafajshëm. Për këtë çështje avokati i tij na vuri ne dispozicion edhe vendimin e pafajsise, (të cilën po e publikojmë edhe më poshtë)

Pra duhej te ishte liruar ne janar, por ja qe mbahet akoma.

Rastësi apo fenomen?

Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Afrim Rexha nga Kukësi i cili vuan dënimin në burgun e Patrës dhe që sot mbahet ende ne burg kur duhej të ishte liruar në janar.

Nga biseda me të mesuam se ai ka firmosur lirimin e tij në janar të këtij viti dhe për këtë kërkon ndihmën e shtetit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat