Përplasen dy makina në aksin rrugor Lezhë-Milot, përfundon në spital pasagjeri

Shqipëria

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lezhë-Milot, përfundon në spital pasagjeri

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku janë përplasur dy automjete dhe për plasojë është dëmtuar një pasagjer.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës ku po merr ndihmë mjekësore. Ndërkohë drejtuesit e automjeteve janë dërguar në Komisariatin e Policisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

“Rreth 14:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gajushit” mjeti tip “Skoda” me drejtues shtetasin A.Sh., është përplasur me mjetin tip” Opel ” me drejtues shtetasin Z.M., ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi H.G., i cili ndodhej pasagjer”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat