Arrestohen 5 persona, u kapën në flagrancë duke shkëmbyer kokainë

Shqipëria

Arrestohen 5 persona, u kapën në flagrancë duke shkëmbyer kokainë

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 17:02
Foto

Policia e Fierit në kuadër të operacionit të koduar “Ofiçina”, ka vënë në pranga pesë persona, pasi janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer lëndë narkotike.

Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit: Fatmir Dhimos (Ademi), Leonard Gropa, Ilir Nuhaj, Dardan Kamberaj dhe Simon Toska.

“Këta shtetas janë kapur në ambiente e lokalit në pronësi të shtetasit D. K në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Gjatë operacionit, forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 6 doza kokainë, 6 aparate celularë dhe 5 automjete”, njofton policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat