Vala afrikane pushton sërish vendin, priten ditë më të nxehta

Shqipëria

Vala afrikane pushton sërish vendin, priten ditë më të nxehta

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 19:25
Ilustrim

Sinoptikanët parashikojnë një valë tjetër të nxehtë në vendin tonë. Pritet që vendi ynë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut.

Për pasojë, edhe për ditën e enjte, moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë. Po kështu, të nxehta do të vijojnë të jenë edhe ditët e ardhshme të fundjavës.

Gjithashtu, për shkak të origjinës së masave ajrore nga shkretëtira e Saharasë, parashikohet që cilësia e ajrit të jetë e dobët, si pasojë e sasisë së lartë të grimcave të pluhurit dhe rërës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e hera-herës në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 19°C deri në 36°C

zonat e ulëta 19°C deri në 40°C

zonat bregdetare 19°C deri në 38°C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat