Makina përplas motoçikletën, plagoset 77-vjeçari, në Cërrik

Shqipëria

Makina përplas motoçikletën, plagoset 77-vjeçari, në Cërrik

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Mollas  të Cërrikut.

Shoferi I.M., 43 vjeç  duke drejtuar mjetin tip “BMW”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.S.

77-vjeçari është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Cërrik/ Informacion paraprak

Më datë 16.08.2021,rreth orës 11:30, në fshatin Mollas , Cërrik,  shtetasi I.M., 43 vjeç, banues në fshatin Shëpanjë, Cërrik,  duke drejtuar mjetin tip “BMË”, është përplasur me një motoçiklet me drejtues shtetasin N.S., 77 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik.

Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili u transportua në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihëm mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat