Drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë, arrestohen 2 persona

Shqipëria

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë, arrestohen 2 persona

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Policia e Elbasanit ka vënë nën pranga dy drejtues automjetesh.

Në pranga u vu një 31-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa një 47 vjeçar u konstatua duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.P., 31 vjeç, banues në fshatin Dragot,Belsh , pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

J.D., 47 vjeç, banues në fshatin Cacabezë, Peqin, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat