Aksident në Shëngjin, furgoni përplas fëmijën 6 vjeç

Shqipëria

Aksident në Shëngjin, furgoni përplas fëmijën 6 vjeç

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shëngjn, ku furgoni ka përplasur një të mitur të moshës 6 vjeç.

Për pasojë, fëmija ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë për të marrë trajtim shëndetësor.

“Më datë 18.08.2021, rreth për 08.45, në Shëngjin, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor”, njofton policia.

Drejtuesi i mjetit, i identifikuar me inicialet Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat