Lirë në sera dhe shtrenjtë në treg, fermerët dhe konsumatorët të pakënaqur

Shqipëria

Lirë në sera dhe shtrenjtë në treg, fermerët dhe konsumatorët të pakënaqur

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 21:18
Sezoni është i mbarë

Fermerët në zona të ndryshme të vendit ankohen për çmimin e ulët me të cilin po shesin prodhimet e stinës. Por në tregjet e qyteteve, disa produkte kanë shënuar rritje që konsumatorët e konsiderojnë të pajustifikueshme në këtë kohë të vitit.

Jagodina është një prej zonave të Elbasanit kur banorët i janë përkushtuar bujqësisë, por këtë verë janë të pakënaqur me përfitimet e punës.

Sezoni është i mbarë, por fermerët ankohen për çmimet me cilat shesin produktet bujqësore.

"Ka një rënie drastike të çmimeve."

"Specin, kastravecin, domaten, pse ta hedhin. Ai ka hyrë borxh, ka paguar lekët dhe nuk ka nxjerrë gjysmën."

Atje ndodhet një pikë e grumbullimit të prodhimit, por sipas fermerëve çmimi që u ofrohet është i i ulët.

Sipas tyre nuk nxjerin as shpenzimet.

"Nuk kërkojmë florinj por të paktën të jetojmë. Jo të jesh pa bukë në 2021."

Por ndërsa fermerët thonë se po shesin me çmime të ulëta, e kundërta ndodh në tregjet e qyteteve.

Disa produkte të stinës kanë arritur çmime që për një pjesë të konsumatorëve janë të pajustifikueshme.

"Koha është për të qenë të lira por çmimet janë shumë të larta."

Gjatë 7 mujorit të këtij viti eksportet e perimeve shënuan rritje me 5.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat