Diaspora, faktor uniteti dhe qëndrese

Shqipëria

Diaspora, faktor uniteti dhe qëndrese

Nga: Petrit Aliaj Më: 19 gusht 2021 Në ora: 23:30
Petrit Aliaj

Një takim me tematikë kushtuar diasporës u realizua ndërmjet tre organizatave jo qeveritare: “Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare Itali(FNAI)”,organizata e pa varur “Lobi Euro-Atlantik Shqiptar(LEASH)”i shtrirë në disa shtete të Europës me qëndër në Greqi,si edhe Fondacioni “Akademia Alternative Rrënjët Tona” në Tiranë . Pikërisht aty ku edhe jeta është më dinamike,e dëshirueshme por shumë e vështirë dhe e gërshetuar nga një mori problemesh të grumbulluara prej kohësh e të pa zgjidhuara.Aty ku nuk kanë munguar analizat e shumta dhe opinionet për daljen nga kolapsi në të cilin ndodhet shoqëria shqiptare dhe ku investohet në edukimin e skeptikëve,konservatorëve e delenxhijve me pushtet ekonomik .Pikërisht në Tiranë,aty ku edhe slloganet në përkujdesje të rinisë studentore,ndodhen në format më regresive të indiferencës shtetërore e cila po e godet shoqërinë shqiptare nga lart-poshtë si edhe jashtë e brënda trojeve tona.

Falë transparencës ,bashkëpuntorëve dhe aktiviteteve që kryejnë këto organizata u arrit një pjesëmarrje e admirueshme me aktivistë,drejtues e përfaqësues të komuniteteve shqiptare nga Greqia,Anglia, Italia, Norvegjia ,Zvicra,Belgjika,Greqia, përfshirë edhe intelektual e studjues nga MaqedoniaV,Presheva,Mali i Zi,Kosova e Shqipëria .Me këtë rast desha të përmend praninë e gazetarit Bashkim Koçi dhe të ing,Frederik Ruco të cilët i dhanë një ndihmë të vyer stafit organizator..

Në takim u shtjelluan 4 tema,ku siparin e hapi zj.Brikena Qama,presidente e Lobit Euro-Atlantik e cila paraqiti rolin e organizatës në gjithë përfshirje për ruajtjen e identitetit kombëtar ,në integrim e në aspektin e vullnetarizimit,përfshirë atë të bashkëpunimit shumë palësh ndërshtetëror në trajtimin e zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë sot mërgatën shqiptare si një forcë e pa evitueshme.

Pikërisht për depolitizimin e mërgatës shqiptare u trajtua edhe tema e dytë nga prof.ing.Sazan Guri i cili në kumtesën e tij bëri thirrje për një bashkërendim të forcave progresiste, brënda dhe jashtë atdheut,mbasi vetëm nuk mundemi të ecim përpara,ndërsa së bashku atë që është në hiç,mund ta kthejmë në dobinë tonë .Diaspora theksoi ai,është një forcë e cila duhet të organizohet për të arritur realizimin e ndryshimeve rrënjësore në atdheun e origjinës duke filluar nga kërkesat për të drejtën e votës e të pjesëmarrjes në drejtim të zhvillimeve e ndryshimeve sociale-politiko-ekonomike.

“Të drejta të cilat nuk arrijnë ta shohin dritën e tyre nga qëndrimet burokratike e indiferente të shtetit në realizimin e detyrimeve për diasporën” theksoi dr, Beskida Aliaj .drejtoreshë e Institutit të Ndihmës Sociale(Inas),krijuar nga Konfederata e Sindikatave Italiane në Shqipëri(Cisl) të cilat operojnë në mbështetje të emigrantëve shqiptarë në Itali e anasjelltas . Zvarritja e arritjes së një marrëveshje me shtetin Italian për sa i përket bashkimit të viteve të punës në bazë të kontributeve të derdhura në itali nga punonjësit me dy shtetësi për një pension dinjitoz,po bëhet gjithmonë e më shumë një tregues i pa aftësisë shtetërore këtu e të veshit të shurdhër në Itali shtoi ajo.. . Për të mundësuar ndjekjen e takimit edhe nga aktivistë e dashamirës që ndodhen jashtë Shqipërisë,u krijua lidhja direkte me platformën Zoom nën përkujdesjen e z.Fehmi Bekteshi.

Nga Kalabria,patëm kënaqësinë të ndiqnim prof. Antonio Bellusci,drejtor i qëndrës së kërkimeve social- kulturore “Gj.K.Skanderbeg”prift ,teolog,studjues dhe kërkues dhe shkrues i gjuhëve të ndryshme,ndërmjet arbërishtes,shqipes dhe arvanitasve në Greqi,të këngëve,dialekteve,traditave,tregimet gojore mbi kulturën,muzikën letërsinë etj.Prof. Antonio Bellusci ishte një nga mbështetësit e lobit Shqiptaro-Amerikan për çlirimin e popullsisë shqiptare në Kosovë nga pushtuesit Serb.

Prof.A.Bellusci në kumtesën e tij shpjegoi origjinën e arbëreshëve dhe qëndresën e tyre në Itali si një fenomen i rrallë në të gjithë Diasporën Shqiptare të cilët kanë ruajtur për mbi 500 vjet gjuhën,traditat e zakonet.”Historia jonë fillon me qëndresën kundër pushtimit otoman e vazhdon këtu ku jemi sot,duke mbajtur gjallë gjuhën e arbërit ,zakonet tona dhe identitetin tonë kulturor shqiptar”Më pas don Antonio Bellusci,falenderon organizatorët për ftesën që i bënë si edhe mundësinë e krijuar për të qënë pjesë e këtij manifestimi të diasporës që ka nevojë për ndihmë konkrete,sepse gjuha po vdes dhe bashkë me gjuhën vdes edhe kombi.

Në takim midis nesh nga Durrësi ishte edhe poetja Adivie Hoxha e cila drejton shoqatën e invalidëve “Para &Tetraplegjik” së bashku me kryetarin e shoqatës “Durrësi Autokton”z.Abdullah Deliallisi, të cilët përshëndetën të pranishmit si edhe falenderuan organizatorët për këtë takim të rëndësishëm për rolin që duhet të ketë diaspora shqiptare në unifikimin dhe zhvillimin e kombit.

Në vazhdimësi e mori fjalën edhe Oficeria për Diasporën e Italisë av. Luljeta Cobanaj e cila vuri në dukje domosdoshmërin e rritjes bashkëpunimit të shoqatave si një rrjet unik për integrim,bashkëpunim,zhvillim e mbrojtje të gjuhës tonë ; Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të shoqatave me organet shtetërore në percjellje më direkte dhe bashkëpunuese të problemeve ;nga diaspora tek përfaqësitë tona diplomatike dhe Ministritë përkatëse.

Tetova kishin ardhur kryetari i shoqatës së invalidëve të UÇK në Maqedoninë Veriore,z.Daim Hiseni së bashku me prof.Adem Abdullahu ,pedagog në fakultetin pedagogji -filozofi të Tetovës si edhe k.redaktor i revistës “Plejada”.Zoti Adem Abdullahu e cilësoi këtë takim shumë të arrirë për vetë hallet që i kemi së bashku me mërgatën. Me këtë rast sollën përshëndetjet e tyre zv.pres,i Këshillit të Përgjithshëm të Lobit EASH,zoti Daut Haxhaj dhe Vjollca Zeqiri Islami nga Norvegjia si edhe n/kryetari i degës së LEASH nga Zvicra,z.Sutki Hulaj,një kohësisht edhe këshilltar për problemet e informacionit në LEASH ; Italia përshëndeti aktivistja e shoq.më të re ”Lidhja Diaspora Shqiptare Itali” zj.Antoneta Nushi dhe arbëreshi Mimmo Imbrogno, president i shoqatës “Vëllezërit Arbëreshë”i cili është vlerësuar si ambasador i paqes nga Network Globale(GSFEN).Ndërsa në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar për Malin e Zi përshëndeti kryetari i këtij këshilli z.Faik Nika. Nga qyteti i Pogradecit solli përshëndetjen e tij prof.Agron Dalipaj,ndërsa nga Korça për shoqatën artistiko-kulturore”Korça”e mori fjalën zj.Elona Gjergo,kryetare e kësaj shoqate.

Në emër të Federatës FNAI,anëtari i këshillit drejtues të saj, ing.Artan Shyti si edhe president i shoq. “AlbBell” në Veneto(it)shpjegoi rolin e federatës FNAI si një pikë referimi dhe bashkërendimi edhe me shoqata e instuticione vëndase në mbrojtje të të drejtave e detyrimeve që na takojnë në këtë shtet. Për rolin dhe mbështetjen që duhet të kenë shkollat shqipe në Itali nga Ministria e Diaporës e Rep.së Shqipërisë përfshirë edhe atë italiane ,foli presidenti i shoq.”Shqiponja”në Breshja z.Sherif Nuredini . Me shumë interes u përcoll edhe kumtesa e prof.dr. Selman Sheme,drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Studimeve për Çamërinë në Tiranë,i cili parashtroi mjaft argumente në sfidën për zgjidhjen e çështjes Çame si një plagë e hapur e problemeve ta pa zgjidhura e të lëna në harresë nga indiferenca e të gjithë pushtetarëve për ta sensibilizuar problemin në kërkim të një zgjidhje me urgjencë ku elementët e shumtë nuk mungojnë.

Për mbajtjen e protokollit u caktua zj.Fitore Haklaj nga Zvicra e cila është edhe një piktore e apasionuar pas natyrës dhe grafikës në të cilën brënda këtyre krijimeve ndërthurren bukur vargjet e saj edhe si poete .

Takimi u drejtua nga ikona e Radio Televizionit Shqiptar Silvana Brace me elokuencën , intonacionin e ngrohtësinë e frazave që përkonin bukur me mundin dhe rrugëtimin e dallëndysheve nga Diaspora mbarë shqiptare në Tiranë. Edhe pse është gusht, muaji i pushimeve - ju drejtua ajo pjesëmarrësve-mikpritja dhe interesimi juaj konfirmon se sa shumë vlerësohet Diaspora, nismat e saj, dhe kontributi në unitetin dhe prosperitetin e kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat