Komisioni i Mbrojtjes Civile jep njoftimin për situatën e zjarrit në Kukës

Shqipëria

Komisioni i Mbrojtjes Civile jep njoftimin për situatën e zjarrit në Kukës

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 10:41
Ilustrim

Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës, pjesë e njësisë administrative Malzi, bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike.

Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës bën me dije se janë angazhuar për izolimin e kësaj vatre zjarri 10 forca zjarrfikëse, 8 forca të pyjores si dhe 15 forca të Detashmentit të Mbështetjes Rajonale (DMR) Kukës.

Ndërkohë, vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur stanet e fshatit Morin është izoluar plotësisht. Për të mbajtur nën monitorim këtë vatër zjarri janë angazhuar 3 punonjës të Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AZM-së)Kukës.

Sa i përket bashkive Tropojë dhe Has, situata paraqitet e qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat