Manastirliu: Rastet dhe shtrimet në spitale janë rritur, tregohuni të përgjegjshëm!

Shqipëria

Manastirliu: Rastet dhe shtrimet në spitale janë rritur, tregohuni të përgjegjshëm!

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 18:19
Manastirliu

Teksa shifrat e pandemisë në Shqipëri ditët e fundit po njohin vetëm rritje, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka një apel.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ajo u bëri thirrje qytetarëve të tregohen të përgjegjshëm dhe të vaksinohen sa më parë. Kësisoj, shtoi ajo, do të mbrohen jetët e të gjithëve.

“ Rritja e rasteve të infektimeve ditore, të shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 5 mijë rasteve aktive me #Covid19 në vend, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19 si dhe duke respektuar protokollet e shëndetit publik të cilat përcaktojnë qartë masat që duhen zbatuar në çdo mjedis dhe aktivitet.

Vendos maskën

Ruaj distancën↔️

Laj duart

 Shfrytëzoni ditët e muajit të hapur të vaksinimit masiv

Edhe gjatë fundjavës mund të vaksinoheni në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin.

#VaksinohuSot

#MbroShëndetin

#VaksinatShpëtojnëJetë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat