Fier/ Makina bie në kanalin vaditës në Marinëz, dy viktimat nxirren nga uji

Shqipëria

Fier/ Makina bie në kanalin vaditës në Marinëz, dy viktimat nxirren nga uji

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Një automjet ka rënë në një kanal vaditës në zonën naftëmbajtëse të Marinzës. Policia, autoambulanca dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes. Makina ndodhet e përmbysur në kanal. Dyshohet për dy te vdekur në vend.

Nga informacionet paraprake, mund të jenë dy punonjës të një kompanie sigurie që operon në këtë zonë.

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:00, në Marinëz është gjetur i përmbysur në një kanal një automjet tip “Nisan”.

Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji pasi dyshohet se brenda tij mund të jenë 2 persona dhe mund të jenë mbytur nga uji.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat