Kapshtica bllokohet nga radhët kilometrika sepse grekët punojnë me një sportel

Shqipëria

Kapshtica bllokohet nga radhët kilometrika sepse grekët punojnë me një sportel

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Radhë të gjata kilometrike janë krijuar serish në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Në pikun e fluksit, radhët kanë shkuar deri në 2 km.

Shkak është bërë numri i  reduktuar i sporteleve të palës greke deri në orën 13:00.

Po ashtu edhe fluksi i madh i shtetasve shqiptarë të cilët kanë zgjedhur këtë të diel për t’u kthyer në vendet e tyre të punës në vendin fqinj.

Në kushte të tilla shqiptarët kanë qënë të detyrar të presin deri në tri orë. Në rradhë kanë pritur kaq gjatë edhe nëna me fëmijë të vegjel, të moshuar e të tjerë.

Kjo është dita e pestë që shqiptarët kanë pritur gjatë në këtë pikë të kalimit kufitar, për shkak të numrit të reduktuar të sporteleve në palën greke.

Të shtunën, në dogane ishte edhe Konsulli i Përgjithshëm grek në Korçë i cili së fundmi iu ka kërkuar shqiptarëve të mos zgjedhin vetëm orët e paradites për të udhëtuar drejt Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat