Sfidat me mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Shqipëria

Sfidat me mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Në Shqipëri zjarret kanë prekur këtë vit sipërfaqe të mëdha pyjore duke sjellë dëme edhe në zonat e mbrojtura të parqeve kombëtare. Në Qarkun e Gjirokastrës, i cili përbën rreth 6% të fondit pyjor kombëtar dëmet në pyje nga zjarret ishin nga të mëdhatë gjatë këtyre viteve. Specialistët e pyjeve thonë se qeveritë vendore duhet të inventarizojnë fondet pyjore të djegura dhe të ndërtojmë planet për rigjenerimin e tyre dhe mbrojtjen më të mirë nga zjarri.
 

Pyjet mbulojnë në Shqipëri rreth 36, % të fondit të tokës, dhe bashkë me kullotat zënë rreth gjysmën e sipërfaqes së vendit. Por vit pas viti zjarret vijojnë të sjellin pasoja të mëdha dhe këtë vit dëmet përfshinë edhe zonat e mbrojtura të parqeve kombëtare. Në Qarkun e Gjirokastrës, i cili përbën rreth 6% të fondit pyjor kombëtar dëmet në pyje nga zjarret ishin nga të mëdhatë gjatë këtyre viteve thotë inxhinieri i pyjeve Kleanthi Mandi.

"Janë djegur afërsisht 70 ha më dru pyjorë, 98 ha pemtari dhe vreshtari dhe 900 ha kullota private dhe bashkiake. Do të thotë që dëmi i zjarreve të fundit ishte kolosal pë Qarkun e Gjirokastrës", thotë ai.

Zjarret u shfaqën këtë vit edhe në zonat e mbrojtura në këtë qark thotë drejtori i Agjensisë së Gjirokastrës, Gligor Dushi.

“Këtë vit në Parkun Kombëtar Bredhi i Hotovës Dangëlli kemi patur vetëm dy zjarre dhe janë menaxhuar në kohë falë njoftimit dhe ndërhyrjes në kohë”

Shumica e sipërfaqeve të dëmtuara nga zjarret nuk janë inventarizuar për t`u kthyer në fond kullosor pasi bashkitë kanë pak sepcialistë. Zoti Mandi thotë se ky proces është i rëndësishëm ndërkohë që duhen hartuar planet edhe për rigjenerimin e sipërfaqeve të dëmtuara nga zjarret.

"Reflektimi i sipërfaqeve të djegura sidmos pyjore që janë shëndrruar në sipërfaqe kullosore nuk janë bere në kadastra. Shumicës së bashkive u mungojnë edhe strukturat profesionale për ta kryer këtë proces".

Raportet zyrtare flasin se në Prefekturën e Gjirokastrës rreth 90% e zjarreve në pyje dhe kullota janë të qëllimshme dhe shkaktohen nga barinjtë.

Zoti Mandi thotë se arsyeja është ripërtëritja e kullotave nga barinjtë që bëhet në shkelje të ligjit dhe që më pas kthehet në pasoja katastrofike pasi zjarret në të shumtën e herës dalin jashtë kontrollit.

“Fuqia ndëshkuese për kriemt mjedisore dhe sidomos zjarret duhet të rritet. Pavarësisht se barinjtë e marrin kullotën në kontratë dhe në kushet e saj është shkruar që nëse ka zjarr ai nuk e përfiton më sezonin tjetër, por janë mjaftuar vetëm me këtë", thotë ai.

Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Gjirokastër, Gligor Dushi thotë se në zonat e mbrojtura masat ndëshkuese kanë sjellë reduktimin e zjarreve.

“Vitet e fundit janë marrë masat që të reduktohen këto dëme nga zjarret nëprmjet vendosjes së masave ndëshkuese ndaj barinjve. Cdo bari që kontraktohet nga bashkitë kusht kryesor ka mbrotjen nga zjarri të sipërfaqes që merr me qera", thotë zoti Dushi.

Sipas specialsiëtve të pyjeve planet e qeverive vendore për masat mbrojtëse nga zjarret me skema të vrojtuesve në terren, forcim të kapaciteteve për ndërhyrje duhet të jenë konkrete dhe të përvitshme. Kalimi i mjaft shërbimeve tek bashkitë me reformën territoriale të gjashtë viteve më parë shihej se do sillte përmirësime në shumë shërbime ndaj komuniteteve por specialistët vlerësojnë se problemet në menaxhimin e pyjeve dhe mbrotjen e tyre nga zjarret janë shtuar./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat