Ambasada amerikane në Tiranë, thirrje Rusisë: Lironi menjëherë Navalnyn!

Shqipëria

Ambasada amerikane në Tiranë, thirrje Rusisë: Lironi menjëherë Navalnyn!

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 11:38
Alexey Navalny

Ambasada e SHBA në Shqipëri, i kërkon qeverisë ruse “të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht”.

Ambasada ka publikuar në Facebook një video-mesazh në “Facebook”, ku kujton helmimin e Navalnyt një vit më parë, shërimin e tij në Gjermani dhe kthimin e tij në Rusi, ku u arrestua dhe po mbahet në burg prej 200 ditëve.

“Një vit më parë, udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik.

Pas shërimit të tij në Gjermani, ai u tregua i guximshëm dhe u kthye në Rusi. Atje u arrestua menjëherë dhe tashmë ka kaluar më shumë se 200 ditë pas hekurave.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht. Populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi”, shkruhet në postimin e ambasadës.

Alexey Navalny njihet si lideri i opozitës ruse dhe si një prej kritikëve më të ashpër të Vladimir Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat