17.3 milionë lekë gjoba për 51 karburante, kapen në shkelje

Shqipëria

17.3 milionë lekë gjoba për 51 karburante, kapen në shkelje

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

51 subjekte janë gjobitur në 8 muajt e parë të vitit nga Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial pasi gjatë inspektimeve të kryera janë konstatuar se nuk përmbushin standardet e kërkuara.

Fatura e gjobave kap shifrën e 17.3 milionë lekëve, e një ndër fushat e monitoruara rezultojnë edhe karburantet.

Sipas kontrolleve disa nga subjektet tregtojnë karburant jashtë normave të lejuara pasi janë gjetur në përbërje vlera të larta të agjentëve të dëmshëm.

Gjobës nuk i ka shpëtuar as Bankers Petroleum, pasi gjatë muajit gusht rezulton të jenë marrë dy masa ndaj saj.

Ato kapin vlerën e 4.2 milionë lekëve dhe sipas Inspektorati Shtetëror, shkak është bërë mosrespektimi i normave dhe kushteve teknike.

Kjo kompani është konstatuar se ka vendosur në punë pajisje nën presion pa projekt teknik.

Në raste te tjera, pjesë e masave janë edhe nëpunësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për shkak se kanë shkelur rregulloren e shfrytëzimit teknik.

Në të dhënat e publikuara bëhet me dije se nën mbikqyrjen e Inspektoratit kanë qenë edhe pikat e tregtimit te gazit.

Për parregullsinë në këtë treg janë vendosur sanksione.

Vetëm gjatë kësaj vere ngjarjet me shpërthime të bombolave kanë qenë të shumta, ku më i rëndi eshte rasti i Velipojës ku humbën jetën 3 familjarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat