Ndodh në Durrës! Nënë e bir rrahin nusen, përfundojnë të dy në polici

Shqipëria

Ndodh në Durrës! Nënë e bir rrahin nusen, përfundojnë të dy në polici

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Policia e Durrësit  ka vënë në pranga një 27 vjeçar me iniciale F.U., i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Po ashtu u procedua penalisht edhe nëna e tij shtetasja Z. U., 56 vjeçe e cila ka bashkëpunuar me djalin e saj për dhunën e ushtruar.

Njoftimi i Policisë:

Durrës
Po nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasin F. U., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja Z. U., 56 vjeçe, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së shtetasit F. U.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat