Mos ikni! Nesër kthehet dielli! Do jetë një fundjavë fantastike buzë detit

Shqipëria

Mos ikni! Nesër kthehet dielli! Do jetë një fundjavë fantastike buzë detit

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 14:59
Foto

Shiu boshatisi sot plazhet. Shezglongët dhe çadrat u mbyllën. Për punëtorët e shezlongjeve sot është ditë pushimi dhe gjetën pak kohë të rrinë shtrirë në krevatet e plazhit.

Kishte dhe pushues të  cilët vendosën të kalonin minutat buzë detit  me fëmijët e tyre në Qerret të Kavajës.

Sipas meteoalb edhe gjatë pasdites do të kemi reshje shiu por mos u mërzisni pasi kjo është situatë kalimtare.

Gjatë orëve të mbrëmjes do të kemi përmirësim gradual të kushteteve të motit.

 E shtuna do të jetë me kthjellime dhe rritje të temperaturave por e diela do të ketë prezencë të vranësirave kryesisht në zonat veriperëndimore të Shqipërisë, ndërsa bregdeti I Durrësit, Vlora, Saranda dhe Himara do të jetë me mot të kthjellët.

Me fillimin e javës që vjen presim mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat